Sadiku realizoi dy herë në harkun e 8 minutave në pjesën e parë të sfidës ndaj USV Eschen, e cila përfundoi 2-1.
Vaduzi i Sadikut është një prej rasteve të veçanta të futbollit evropian edhe atij botëror. Klubi nga Lihtenshtejnit garon në kampionatin zviceran, ku pozicionohet në vendin e fundit të Superligës helvete.
Por, ai merr pjesë në Kupën e Lihtenshtejnit, trofe të cilin e ka fituar plot 43 herë në histori. Një rekord botëror, në një trofe ku rivalët janë dukshëm inferiorë. /Insajderi.com