“Ata e nënshkruan, ky do ta zbatojë”, reagon Latifi për pranimin e Asociacionit nga Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ata e nënshkruan, ky do ta zbatojë”, reagon Latifi për pranimin e Asociacionit nga Kurti

    Insajderi
    19 March 2023 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në lidhje me pajtimin e djeshëm në Ohër për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbi, ku në veçanti pala kosovare zotohet që “menjëherë” të nis zbatimin e Nenit 7 ku parashihet dhënia “e një niveli të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb” në përputhje me marrëveshjen e mëparshme përkatëse të Dialogut (ku përfshihet Asociacioni i Komunave të banura me shumicë serbe), ka reaguar edhe profesori universitar dhe filozofi Blerim Latifi, shkruan Insajderi.

    “Ata [qeveritë e kaluara] e nënshkruan, ky [kryeministri Albin Kurti] do ta zbatojë”, shkroi Latifi ndërsa vlerësoi janë tetë vite (2015-2023) “të humbura kot të këtij populli”, duke nënkuptuar kundërshtimet e ashpra që janë bërë në lidhje me Asociacionin.

    Por, Latifi ka edhe një këshillë. “Një urti e moçme thotë se edhe nga humbjet mund të fitohet diçka: mësimi nga gabimet. Në rastin konkret ky mësim është çlirimi i politikës nga pesha e dëmshme e demagogjive mashtruese dhe populizmit elektoral”, shkroi ai.

    “A kemi me qenë në gjendje ta përvetësojmë e jetësojmë këtë mësim? Nuk e di”./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark