
Sekretari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj, nuk është e mbyllur për asnjë parti për t’u bërë pjesë e Qeverisë por përpara se kjo të vendoset vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
Sipas Kuçit, AAK nuk ka vijë të kuqe ndaj asnjë partie politike në Kosovë.
“Pas zgjedhjeve, nuk kemi vija të kuqe me asnjë parti politike në Kosovë”, ka thënë Kuçi për emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.
Ai ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi duke thënë se është forcuar kauza e opozitës, pas vendimit të ekspertëve ndërkombëtar, ndërsa i pyetur se si do të reagojë AAK-ja në ditën kur do të inaugurohet presidenti Hashim Thaçi ai është shprehur se si opozitë e bashkuar nuk kanë marr ende asnjë vendim për këtë ngjarje.
Ai ka folur edhe për protestën e radhës, raportet mes liderëve opozitar, zgjedhjet e parakohshme si dhe për listën e përbashkët zgjedhore të opozitës./Insajderi.com