Bukoshi thotë se do të bëhet ambasador por nevojitet kohë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bukoshi thotë se do të bëhet ambasador por nevojitet kohë

    Insajderi
    06 April 2016 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fakti që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në ditën e saj të fundit në këtë post nuk e ka dekretuar si ambasador, për Bujar Bukoshin kjo nuk paraqet asnjë rëndësi.

    Bukoshi e ka konsideruar këtë si punë të kryer dhe se shumë shpejt ai do të zgjidhet ambasador.

    “Janë edhe disa formalitete me u kry aty. Është çështje e procedurave, të cilat zgjasin më gjatë në rastin tim. Por kjo është punë e kryer, unë do të jem ambasador”, ka thënë ai shkurt për gazetën Express.

    Bujar Bukoshi ishte porpozuar si “Ambasador at Large” (diplomat i rangut më të lartë i akredituar për të përfaqësuar vendin ndërkombëtarisht), por Jahjaga e ka shtyrë dekretimin e Bukoshit për t’i evituar keqinterpretimet, pasi ligji i ri për shërbimin diplomatik, që pritet të hyjë në fuqi brenda një kohe të shkurtër, e rregullon këtë çështje në mënyrë shumë më të qartë, pasi që tani nuk parashihet në Kushtetutë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark