Tahiri: Asociacioni i Komunave Serbe kushtëzohet me kodin telefonik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Asociacioni i Komunave Serbe kushtëzohet me kodin telefonik

    Insajderi
    07 April 2016 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe nuk do të ndodhë para se Kosova të marrë kodin telefonik.

    Sipas Tahirit, çështja e Asociacionit tashmë është në fazën kur duhet të hartohet statuti në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Mirëpo, ende nuk kemi filluar me hartimin e statutit. Duhet të presë kjo çështje sepse para kësaj është çështja e kodit telefonik për të cilën tashmë Serbia ka shkelur marrëveshjen sepse ka qenë 1 marsi koha kur është dashur të përfundojë kjo çështje. Ne kemi kryer të gjitha obligimet, ndërsa pala serbe nuk i ka kryer obligimet”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se Bashkimi Evropian i ka marrë obligimet që të angazhohet në raport me palën e Serbisë.(Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark