
Gjermania ka anuluar vendimin për dëbimin nga vendi të djaloshit 14 vjeçar nga Shqipëria, i cili kishe migruar me familje në Gjermani, për të kërkuar shërim për një problem shëndetësor.
Anulimi i vendimit u bë pasi që shokët dhe shoqet e klasës së Glendis Demirit, kishin organizuar një peticion përmes të cilit mblodhën mbi 45 mijë nënshkrime.
Kujdestarja e tij e klasës, mësuesja Fynny Jeschke, ka theksuar se në Shqipëri shërimi i sëmundjes nuk është e mundur dhe ajo shpreson se familja mund të qëndrojë në Berlin për shkaqe humanitare.
“Ai na ka hyrë shumë në zemër. Këtu ka gjetur shokë dhe ne e konsiderojmë atë si një shembull të integrimit të suksesshëm”, thotë mësuesja, shkruan Albinfo.ch
Por aktualisht, autoritetet për shtetas të huaj, ia kanë vazhduar për një muaj qëndrimin familjes Demiri, për t`i dhënë kohë që gjatë kësaj periudhe të ofrojë më shumë argumente për të merituar të drejtën e qëndrimit në Gjermani.
Familja Demiri, sipas vendimin paraprak është dashur të ktheheshin në vendlindje më 31 mars të këtij viti. Djaloshi nga Shqipëria ndjek mësimet në një gjimnaz të Berlinit./Insajderi.com