Insajderi
Botë

Njëri nga sulmuesit e Brukselit ka punuar në Parlamentin Evropian

Insajderi
07 April 2016 - 09:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një nga personat që realizoi një prej sulmeve vetëvrasëse në Bruksel, më 22 mars, kishte punuar si pastrues në Parlamentin Evropian para gjashtë vitesh.

Në një deklaratë të lëshuar dje, Parlamenti Evropian tha se ky individ kishte kryer punë verore në këtë institucion, në vitet 2009 dhe 2010.

Parlamenti Evropian nuk e bëri të ditur emrin e tij, por mediet e kanë zbuluar se bëhet fjalë për Najim Laachraouin, një belg 25 vjeçar, për të cilin hetuesit thonë se e ka hedhur veten në erë gjatë sulmit në aeroportin e Brukselit, shkruan Dailymail.com

Ndërkohë, kryeministri i Belgjikës e ka mbrojtur qasjen e vendit të tij në luftimin e terrorizmit, duke insistuar se Belgjika nuk është një “vend i dështuar”./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark