
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj në dyshimin për falsifikim të kartëmonedhave.
Të arrestuarit i janë gjetur e konfiskuar 18 kartë-monedha nga 20 dhe një 5€ në veturën e tij, ndërsa vetë i dyshuari më pastaj ka pranuar se në bashkëpunim me një person tjetër ka falsifikuar ato.
“Gjatë kontrollit në dy shtëpitë e të dyshuarve si provë materiale janë gjetur dhe sekuestruar: një skaner për fotokopjim me ngjyra, dy shtëpiza kompjuteri. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendi të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njofton se në 24 orët e fundit janë arrestuar gjithsej 23 persona, prej të cilëve 19 vazhdojnë të jenë në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar edh 55 aksidente trafiku, prej të cilave në 22 raste ka pasur edhe të lënduar./Insajderi.com