
Dy persona të komunitetit serb janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë bërë kontrabandim me derivate të naftës. Sipas policisë, bëhet fjalë për mbi 20 mijë litra naftë.
Policia e Kosovës njofton se derivatet e naftës janë fshehur në rimorkio të një kamioni.
“Në brendi të karrocerisë së kamionit ishte ndërtuar një rezervuar i modifikuar për transportim ilegal të derivateve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit nuk posedonin dokumentacionin përkatës, prandaj dyshohet se sasia e derivateve po kontrabandohej nga Serbia, që kishte destinacion Kosovën.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen janë dërguar në mbajtje, kurse kamioni me sasinë e derivateve të kontrabanduara është konfiskuar./Insajderi.com