Insajderi
Insajderi

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikim të personit të dyshuar për lëndim trupor

Insajderi
07 April 2023 - 19:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikim të personit të dyshuar për lëndim trupor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin e një personi, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të lëndimit trupor.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur një ditë më parë në sheshin “Nëna Terezë”.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor , që ka ndodhur me dtën 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e Policisë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark