Insajderi
Botë

Në Paris ndalohen skuterët elektrikë

Insajderi
08 April 2023 - 10:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Në Paris ndalohen skuterët elektrikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Parisianët votuan me një shumicë të madhe kundër skuterëve elektrikë.

Shumë shpejt nuk do të jetë më e mundur të marrësh me qira skuterë elektrikë në Paris. “Nga 1 shtatori, nuk do të ketë më skuterë elektrikë në Paris. Kjo është një fitore për demokracinë lokale,” tha kryebashkiakja Anne Hidalgo.

Parisianët votuan me një shumicë të madhe për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë në qytet. Në një sondazh të qytetarëve 89% ishin në favor të heqjes së skuterëve me qira.

Megjithatë, vetëm 7.46% e rreth 1.3 milionë banorëve të regjistruar morën pjesë në votim. Pavarësisht kësaj, Parisi e konsideron rezultatin e sondazhit të qytetarëve si të detyrueshëm./DW


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark