Insajderi
Shqipëri/Rajon

Shqipëria dënon sulmin terrorist në Izrael

Insajderi
08 April 2023 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqipëria dënon sulmin terrorist në Izrael
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqipëria ka dënuar sulmin terrorist që ka ndodhur në Izrael ku një turist italian është vrarë dhe shtatë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pranë bregdetit në Tel Aviv.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar përmes një postimi në Twitter Kryeministri Rama i cili ka shprehur mbështetjen në emër të Shqipërisë për Izraelin.

“Jemi shumë të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron në krah të Izraelit dhe të gjithë fqinjve të saj myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, shkruan kryeministri Rama. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark