Siç raporton sajti francez “20minutes.fr”, dy lojtarët shqiptarë nuk bëjnë pjesë në planet e këtij ekipi.
Përveç paraqitjeve jo dhe aq bindëse, problemi te Cana mbetet edhe paga e tij që është e lartë.
Ndërkohë, Ermir Lenjani pritet që të kthehet te skuadra që zotëron kartonin e tij, Rennes. 27-vjeçari është i huazuar te Nantes, ndërsa është aktivizuar në 15 takime duke shënuar vetëm një gol.
Lenjani ka edhe një vit kontratë me Rennes, por vështirë se do të arrijë të gjejë hapësira, prandaj i duhet të mendojë për të gjetur një skuadër të re për sezonin e ardhshëm. /Insajderi.com