
Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Balaj dhe Atdhe Arifi, janë arrestuar sot nga Policia e Kosoves, gjatë kohës që po mbahej seanca për inaugurimin e Hashim Thaçit si president.
Aktivistët e VV-së, besohet se kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së kuvendit në momentin kur Thaçi duke u betuar para deputetëve.
“Për këtë, aktivistët tanë përmes një aksioni simbolik kanë penguar nga jashtë këtë seancë, e cila në vend se të ishte betim si besëlidhje e re për Republikën, është një betim mbi shkeljet dhe tradhtitë që Thaçi i ka bërë shtetësisë së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.
“Kërkojmë lirimin e pakusht të Atdheut dhe Egzonit”, ka thënë partia më e madhe opozitare në vend./Insajderi.com