Thaçi shkruan postimin e parë pas betimit si president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi shkruan postimin e parë pas betimit si president

    Insajderi
    07 April 2016 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur të enjten zotimin e tij se si president i Kosovës, do të jetë faktor unifikues dhe garantues i respektimit të ligjeve të vendit.

    “Si President i Kosovës do të jem garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtës dhe përfaqësues i interesave të Kosovës. Do të jem faktor unifikues politik dhe përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje, race dhe gjinie”, ka thënë ai.

    Ai detyrën e presidentit e ka cilësuar si nder e përgjegjësi kombëtare.

    “Jam i vetëdijshëm se të jesh President i Kosovës është nder dhe përgjegjësi e madhe politike, kombëtare dhe kushtetuese, por këtë detyrë zotohem se do ta kryej në bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë me juve,” ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

    Kjo është deklarata e tij e parë që e bënë nëpërmjet Facebook-ut.  Ish-kryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme, duket se do të vazhdojë të jetë aktiv në këtë rrjet ashtu si në të kaluarën./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark