Insajderi
Insajderi

Policia konfiskon mall me vlerë 10 mijë euro që po kontrabandohej për në Serbi

Insajderi
15 April 2023 - 13:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia konfiskon mall me vlerë 10 mijë euro që po kontrabandohej për në Serbi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dje në Jashanicë të Leposaviqit policia ka ndaluar dy kamionë me targa të Serbisë, të cilët po bartnin pemë dhe perime në vlerë rreth 10 mijë euro.

Të njëjtit po tentonin që mallin ta fusnin në Serbi. Malli bashkë me dy kamionët u dërguan në terminalin doganor, ndërsa dy vozitësit u liruan në procedurë të rregullt.

Fillimisht njësit policore gjatë patrullimit ndaluan kamionin e parë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Në kamionë kishte të ngarkuara pemë dhe perime në vlerë rreth katër mijë euro.

Ndërkohë, në kamionin e dytë kishte të ngarkuara pemë dhe perime në vlerë rreth gjashtë mijë euro. Këtë kamionë po e drejtonte një mashkull boshnjak, shtetas i Serbisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark