Insajderi
Botë

Arrestohet shqiptari në Itali, kishte fshehur drogë brenda furrës së bukës

Insajderi
18 April 2023 - 23:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte fshehur drogë brenda furrës së bukës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 35-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik droge. Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte një furrë buke në Genova dhe se e kishte kthyer atë në një biznes për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia i gjeti një sasi hashash të fshehura brenda magazinës ngjitur me furrën e bukës. Policia gjeti dhe sekuestroi në shtëpinë e të dyshuarit 9 mijë euro para të gatshme, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark