Insajderi
Ballina 5

UPpodcast, Zeneli: Qëllimi është gjithëpërfshirja

Insajderi
19 April 2023 - 11:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
UPpodcast, Zeneli: Qëllimi është gjithëpërfshirja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Universiteti i Prishtinës tash e disa ditë në ueb faqen e tyre kanë të shtuar edhe një element tjetër inovativ. Është pikërisht UpPodcast versioni më i ri i cili është realizuar nga Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me profesorin e departamentit të gazetarisë, Alban Zeneli i cili ka dhënë detaje rreth këtij formati.

Zeneli tha se tashmë janë realizuar gjithsej tre episode ku është diskutuar rreth medieve dhe teknologjisë.

Ai tregoi se si ide ka ardhur nga Departamenti i Gazetarisë, dhe më pas është diskutuar me prorektoren Njomza Llullaku.

“UPpodcast ka fillu si ide qysh moti nga departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Fillimisht, si staf kemi diskutuar me prorektoren Njomza Llullaku ku edhe e kemi prezantuar idenë. Kjo është pëlqyer dhe më pas kemi fillu me episodat. Si plan afatgjatë është që për secilën fushë të ketë episode të veçanta ku mund të preken të gjitha temat. Qëllimi është gjithpërfshirja”, tha ai për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark