22 zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë e tyre në AKK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    22 zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë e tyre në AKK

    Insajderi
    07 April 2016 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    22 zyrtarë publik në Kosovë nuk e kanë deklaruar pasurinë  e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion, ani pse një gjë e tillë është e obligueshme.

    Prej këtij numri 11 zyrtarë kanë dhënë arsyet e mosdeklarimit, në ndërkohë që pa arsye deklarimin nuk e kanë bërë po ashtu 11 zyrtarë të tjerë.

    Prej 4 mijë e 352 zyrtarëve që është dashur ta deklarojnë pasurinë, rreth 99 për qind e tyre e kanë respektuar këtë proces.

    Agjencia Kundër Korrupsion ka njoftuar se  tashmë është mbyllur procesi një mujor i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

    Deklarimi i pasurisë ka filluar nga data 1 mars dhe përfundoni më 31 mars./Insajderi.com

    Cilët zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark