
Në takim i bisedua për zhvillimet politike në të dyja vendet, me theks të veçantë, për gjendjen e shqiptarëve në Kroaci dhe mundësitë e fuqizimit të rolit të tyre atje.
Udhëheqësi i delegacionit të shqiptarëve nga Kroacia, Çollaku, e informoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës për integrimin e komunitetit shqiptar në jetën shoqërore e politike kroate, për arsimin e të rinjve shqiptarë dhe perspektivën e tyre.
Ai tha se një zëvendësministër i Qeverisë së Kroacisë vjen nga radhët e shqiptarëve.
Çollaku bëri të ditur se në Kroaci jetojnë rreth 18.000 shqiptarë të deklaruar, ndërsa në luftën e fundit, nga radhët e ushtrisë kroate kanë rënë dëshmorë 86 shqiptarë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nga ana e tij, i ofroi udhëheqjes së shqiptarëve të Kroacisë mbështetje të plotë në faktorizimin e mëtejmë të komunitetit shqiptar atje. /Insajderi.com