
Gjatë takimit kryeministri Mustafa e ka njoftuar ministrin letonez për progresin në Kosovë dhe fokusimin e Qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës, njofton zyra e kryeministrit.
“Kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellim të bashkëpunimit bilateral me Letoninë, veçanërisht në fushën e shërbimeve sociale, të punësimit e pensioneve duke falënderuar për përkrahjen e ofruar nga Letonia në shkëmbimin e përvojave në këto aspekte”, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi rëndësinë që do të ketë në këto drejtime nënshkrimi i sotëm i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ndërsa, ministri i Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Reirs vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Letonisë për Kosovën. /Insajderi.com