
Hashim Thaçi sot ka bërë betimin si president i Kosovës, dhe pikërisht në këtë ditë, Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të shtetit.
Sipas këtij deklarimi, presidenti i Kosovës i ka deklaruar vetëm 1 mijë e 900 euro si para të gatshme në njërën prej bankave të Kosovës, raporton Insajderi.
Në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin 2014, Thaçi kishte deklaruar si para të gatshme 2 mijë e 35 euro.
Por përderisa shuma e parave të gatshme të presidentit nga viti 2014 në vitin 2015 ka pësuar rënie, më shumë para kesh në banka ka deklaruar bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi,e cila ka afro 7 mijë euro kesh në bankë.
Por shumë më mirë me para kesh, punët i ka ish presidentja Atifete Jahjaga. Madje ajo ka më shumë kesh sesa vitin 2014.
Në vitin 2014, Jahjaga, kishte deklaruar rreth 70 mijë euro para kesh në bankë ndërsa për vitin 2015 i ka deklaruar afro 85 mijë euro para kesh./Insajderi.com