Insajderi
Insajderi

Ky është punëtori teknik i shkollës “Hysni Zajmi” në Istog që dyshohet se ngacmoi një nxënëse

Insajderi
26 April 2023 - 15:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është punëtori teknik i shkollës “Hysni Zajmi” në Istog që dyshohet se ngacmoi një nxënëse
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka konfirmuar gjithashtu edhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e  shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, tha zëdhënësi i policisë.

Insajderi nga burime të sigurta mëson se puntori teknik i cili dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen është Arben Blakaj.

I njëjti, është pnësuar në shkollën “Hysni Zajmi” vetëm 6 muaj më parë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark