Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, përmes një telegrami e ka uruar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për detyrën e re, por në të njejtën kohë e ka lajmëruar se nuk mund të marrë pjesë në inaugurimin e tij si president.
“Do të ishte një nder dhe kënaqësi e madhe që t’ju bashkohem në këtë moment historik, por më vjen keq të të informoj se e kam të pamundur për të marrë pjesë për shkak të kufizimeve në itinerar”, citohet të ketë shkruar presidenti slloven në telegramin e tij, transmeton televizioni publik.
Në këtë telegram urimi, presidenti slloven, e ka ftuar Thaçin që ta vizitoj së shpejti Slloveninë.
“Sllovenia i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënieve me shtetet e Evropës Juglindore dhe ndjek me kujdes të posaçëm përparimin e tyre drejt integrimit evropian. Të siguroj se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në këtë drejtim”, citohet të ketë thënë Borut Pahor.