![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Pak minuta pasi shënuan golin e fitores miqtë nga Gjirokastra, në fushë ka shpërthyer një dhunë nga futbollistët vendas, madje edhe prej tifozëve të Cerrrikut, njofton Top-channel.
Në video shihet se si një prej portierëve të Turbinës, vjen vrullshëm për të goditur kundërshtarin, e menjëherë pas tij në fushë shfaqen edhe disa tifozë, të cilët godasin gjirokastritët.
Trajneri Gerti Haxhiu u kërkon të tijve të ruajnë qetësinë, por ndërkohë të bie në sy fakti që arbitri i ndeshjes nuk bën asnjë ndëshkim për futbollistët që u përfshinë në këto incidente.
Për kronikë, Luftëtari fitoi 0-1 dhe kryeson në Grupin B të Kategorisë së Parë, ndërsa Turbina është në vendin e fundit. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=s2oor8L5Lvs