Insajderi
Lajme

Bien copa të fasadës së një objekti pranë Komunës së Prishtinës, intervenon policia dhe zjarrfikësit

Insajderi
08 May 2023 - 11:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bien copa të fasadës së një objekti pranë Komunës së Prishtinës, intervenon policia dhe zjarrfikësit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për intervenimin nga Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit tek një objekt pranë komunës, pas rënies së copave të fasadës.

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë komuna kryeqytetase me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se reshjet e shiut ishin shkaktar i dëmtimit të fasadës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Pas rreshjeve të mëdha ditëve të fundit, nga kulmi i objektit Europe House Kosovo  kanë filluar të bijnë copa të mëdha të betonit e fasadës. Kjo shkakton rrezikshmëri të lartë për vizitorët dhe njëkohësisht për kalimtaret e rrastit”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Morëm menjëherë masa të nevojshme për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejtë. Policia Kosoves  dhe Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë  janë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar që kalimtarët të jetë e sigurt”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark