
Një natë më parë, ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli kishte thënë në një intervistë se procesi i rrëzimit të tij nga presidenca ka qenë i orkestruar.
Për këtë kishte ofruar si shpjegim faktin se për Gjykatën Kushtetuese në rastin në tij është dashur të jenë të pranishëm të gjithë deputetët, ndërsa në rastin e Hashim Thaçit vetëm e 2/3 e deputetëve.
“Shihet qartë që ka qenë një gjë e përgatitur. Tash mua me jepet një dyshim që ky instrumentalizim që të zgjidhet Presidenti në kohën kur jam zgjedhur unë, ka qenë një lojë. Ka qenë një gjë e orkestruar”, kishte thënë Pacolli për emisionin “Rrokum Roll”, të mërkurën mbrëma.
Madje kishte akuzuar edhe ata që kanë ndikim të madh duke i quajtur “komandantë dhe organizata nëntokësore”.
Atë kohë, Pacolli ishte në koalicion me Hashim Thaçin për të cilin ai të enjten mbrëma ai ka shtruar darkë.
“Darka në shtëpinë mikpritëse të Behgjet Pacollit me Presidentin e ri të Kosovës, mbylli ditën e bukur në Prishtinë”, ka shkruar Rama në përshkrimin e fotografisë.
Siç shihet në fotografinë e postuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në logarinë e tij në Tëitter, Pacolli ka shtruar darkë në të cilën ka qenë i ftuar edhe Thaçi, të cilin e ka kritikuar shumë kohëve të fundit.