Insajderi
Insajderi

Sulmoi zyrtarët policor në Aeroport, arrestohet i dyshuari

Insajderi
13 May 2023 - 08:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sulmoi zyrtarët policor në Aeroport, arrestohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës.

I njëjti teksa ishte ndaluar nga njësia e hetimeve kishte sulmuar zyrtarët policor në Aeroport.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe i është dorëzuar njësisë së hetimeve DRP Gjilan lidhur me ndalesën që e kishte.

“Aeroporti i Prishtinës 12.05.2023 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për shkak se kishte sulmuar zyrtarët policorë në aeroport. Incidenti ka ndodhur pasi i dyshuari kishte një ndalesë nga njësia e hetimeve. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit lidhur me rastin është liruar në procedurë të rregullt dhe i është dorëzuar njësisë së hetimeve DRP Gjilan lidhur me ndalesën që e kishte”, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark