Mirjeta Kalludra, deputete e re e LDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mirjeta Kalludra, deputete e re e LDK-së

    Insajderi
    08 April 2016 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirjeta Kalludra është deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila do të zëvendësojë ish-deputeten Teuta Sahatqija, e cila ka lënë këtë post pas emërimit të saj si Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në New York.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë Sahatqija, e cila e ka uruar Kalludrën për detyrën e re.

    “Ndihem shumë e privilegjuar që isha përfaqësuese e popullit për shumë mandate, në kohën e përgatitjes për Pavarësi si dhe në kohën e ndërtimit të shtetit dhe demokracisë. I uroj punë të mbarë deputetes së re, Mirjeta Kalludra e cila së shpejti do të vije në Kuvend dhe i dëshiroj shumë suksese si zëri i popullit”, shkruan Sahatqija, në Facebook.

    Sahatqija thotë të jetë ndjerë e privilegjuar që përfaqësoi votuesit e saj në Kuvendin e Kosovës.

    Të enjten, një ditë para përfundimit të mandatit të saj si presidente e vendit, Atifete Jahjaga i dha dekretimin saj, e cila shumë shpejt do të niset për në New York./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark