Yee: Kosova të tregojë përkushtim në luftën kundër korrupsionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Yee: Kosova të tregojë përkushtim në luftën kundër korrupsionit

    Insajderi
    08 April 2016 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Hoyt Bryan Yee, ka thënë të premten se Kosova duhet të jetë më e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

    Sipas tij, kërkohet funksionim i çdo hallke të drejtësisë, në mënyrë që personat që kanë kryer vepra korruptive të marrin dënimin e duhur dhe që ta mbajnë atë dënim.

    “Nuk mund të mos ketë ndëshkim për ata njerëz që janë të përfshirë në vepra korruptive e krim të organizuar.  Duhet të ndiqen penalisht, e nëse janë fajtor, duhet të dënohen. E nëse dënohen, duhet të shkojnë në burg. E nëse ata burgohen, duhet që të rrinë në burg, e jo të dalin për fundjavë apo të shkojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë Yee.

    Gjatë një intervistë në Klan Kosova, ai ka kërkuar nga institucionet shtetërore të tregojnë përkushtim në luftimin e korrupsionit.

    “Kjo është një prej fushave që presidenti, qeveria të bëjnë më shumë, për t’i treguar qytetarëve se janë të përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe se qytetarët të dinë se jo domosdoshmërish duhet të paguajnë ryshfet vetëm për të pasur një trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

    Hoyt Bryan Yee po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në inaugurimin e Thaçit si president./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark