Vetëvendosje: Kurrë s’do ta njohim Thaçin për president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje: Kurrë s’do ta njohim Thaçin për president

    Insajderi
    08 April 2016 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se asnjëherë nuk do ta njohë Hashim Thaçin si “president të Republikës sonë.

    “Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës. Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë”, ka thënë Vetëvendosje përmes një komunikate për media.

    “Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës”, thuhet në komunikatë.

    “Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!”, ka thënë Vetëvendosje, duke iu referuar hedhjes së gazit lotsjellës që ndodhi sot pak para fillimit të ceremonisë së inaugurimit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark