Jahjaga: Ka qenë privilegj të jem Presidentja juaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Ka qenë privilegj të jem Presidentja juaj

    Insajderi
    08 April 2016 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ende pa përfunduar ceremonia inauguruese të presidentit të ri të Kosovës, ish-presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se ka qenë privilegj për të që të jetë në krye të shtetit në pesë vitet e fundit.

    “Ka qenë nder dhe privilegj të jem Presidentja juaj. Ju përkulem përjetësisht! Ju faleminderit!
    Udhëtimi ynë nuk ndalet këtu. Bashkë do ta bëjmë Kosovën”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.

    Jahjaga gjatë ceremonisë i dorëzoi presidentit të ri, Hashim Thaçi, kushtetutën e vendit, që sipas saj, duhet t’i shërbej atij për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës.

    Jahjaga e Thaçi parakaluan edhe para Gardës së Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark