Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një grua.
Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen Dardani të Prizrenit, rreth orës 22:39.
Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i policisë:
”Lagjja Dardani, Prizren 21.05.2023 – 22:39. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. ”