Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi (Foto) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një personi (Foto)

    Insajderi
    08 April 2016 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka shpërndarë një fotografi të një personi i cili është zhdukur që nga 21 janari i këtij viti.

    Në Stacionin Policor të Fushë Kosovës është hapur një rast person i zhdukur, dhe që nga data 21 janar 2016, njësitet policore të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, respektivisht Departamentin e Krimeve të Rënda, kanë zhvilluar hetime, mirëpo rezultatet e dala nga to janë të pamjaftueshme për të zgjidhur këtë rast, thuhet në një njoftim të policisë.

    “Andaj,  ne po ju përcjellim fotografinë e personit të zhdukur, Ismet (Mustafë) Kanjizha, ne mënyrë që përmes publikimit të saj të kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve. Çdo informacion lidhur me personin ne fjale do të na ndihmonte në ndriçimin e rastit”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark