
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe GIZ kanë nënshkruar një marrëveshje përmes së cilës do të mbështesin 14 komuna për të përmbushur kriteret si pjesë e skemës së granteve të GIZ për komuna në projektin Gara për Mjedis të Pastër.
“UNDP-ja me përvojën e madhe në mbështetjen e komunave për të zhvilluar Plane Integriteti (plane aksioni kundër korrupsionit me masa konkrete për të luftuar korrupsionin) do të bashkojnë forcat me GIZ për të mbështetur komunat në përmbushjen e njërit nga kriteret për të përfituar nga skema e granteve- vendosja e sistemeve të integritetit në vendin e duhur”, thuhet në një njoftim nga UNDP.
Për më tepër, kjo mbështetje do ti ndihmojë institucionet lokale të zbatojnë obligimet nga Strategjia për Anti-Korrupsion 2013-2017. UNDP-ja ka mbështetje financiare nga Zyra e Zvicrës për Bashkëpunim nëKosovë, e cila tashmë është duke mbështetur 6 komuna për të zhvilluar dhe zbatuar Plane Integriteti, njofton UNDP./Insajderi.com