×
  • Lajme
  • Insajderi

    Borrell s’po i beson më Kurtit? E dërgon zyrtarin evropian për t’i raportuar personalisht për situatën në veri

    Insajderi
    30 May 2023 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka ngritur dyshime për mos-besim ndaj krerëve institucionalë të Republikës së Kosovës. Borrell ka bërë të ditur se e ka dërguar në Kosovë Charles Fries, zyrtar evropian për paqe, siguri dhe mbrojtje ,për t’i raportuar personalisht Borrellit lidhur me situatën në veri.

    Ai këtë e ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media, duke shtuar se Fries, bashkë me EULEX-in do t’i raportojnë personalisht atij për situatën në terren, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i EEAS për paqe, siguri dhe mbrojtje, Charles Fries, ndodhet në Kosovë. Unë i kërkova të shkojë në Kosovë, ai është atje dhe së bashku me misionin tonë të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX-i, si reaguesi i dytë i sigurisë, do të më raportojë personalisht për situatën në terren”, deklaroi më tej ai.

    Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, në vizitën e fundit në Kosovë të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pati kritikuar EULEX-in se nuk po e informon emisarin evropian.

    “Ne kemi informuar z. Lajcak për problemet që janë hasur në mënyrë unilaterale nëpër disa ndërtesa në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan e për të cilat ka munguar reagimi i BE-së. Arsyetimi ka qenë se nuk kanë informata të mjaftueshme, por unë mendoj që kjo do të zgjidhet shumë shpejt pas dërgimit të informatave nga ana e Kosovës për arsye se ne besojmë se EULEX-i duke qenë prezent në Kosovë, është dashur që të gjitha këto informata t’ia bart zotit Lajcak”, pati deklaruar Bislimi.

    Përfaqësuesi i Lartë i diplomacisë së BE-së ka thënë se po synon aranzhimin e një takimi urgjent mes Kurtit dhe Vuçiq.

    Borrell ka thënë se dënon më së ashpërmi veprimet e dhunshme në veri të Kosovës, teksa njoftoi se ka biseduar në telefon me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

    “Si hap i parë, pres që autoritetet e Kosovës të pezullojnë operacionet policore me fokus në ndërtesat komunale në veri të Kosovës dhe protestuesit e dhunshëm të tërhiqen. Unë do të vazhdoj të angazhohem me dy liderët”, deklaroi ndër të tjera Borrell.

    Në fund, ai ka thënë se Evropa s’duron edhe një konflikt tjetër të armatosur. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark