×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçeviq merret vesh me Vuçiqin – i tregon në cilat raste të invervenojë ushtria serbe në Kosovë

    Insajderi
    31 May 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se në rast të vrasjes dhe, siç e quajti ai, dëbimit të serbëve të Kosovës, Forcat e Armatosura të Serbisë do të ndërhyjnë.

    Vuçeviq këtë e deklaroi për RTS-në, duke thënë se kjo po bëhet në përputhje me urdhrin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përcjell Gazeta Insajderi.

    “E gatshme për të kryer çdo detyrë, Serbia ka përcaktuar nga ana politike se cilat janë vijat e kuqe kur Serbia gjendet në një situatë ku kërcënohen interesat më vitale kombëtare dhe shtetërore. Fjala është për skenarë kur dikush fillon të vret serbët, kur fillon likuidimi fizik i popullit tonë nga Policia e Kosovës, dëbimi i serbëve, pogromi, gjithçka që na ka ndodhur para 20 apo 30 vitesh, ato situata do të ishin vërtet jo vetëm alarm i ku”, deklaroi ai.

    Vuçeviq e ka lënë fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për gjendjen e krijuar në veriun e Kosovës, teksa ka paralajmëruar që situata e sigurisë është mjaft e rrezikuar. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark