Insajderi
Insajderi

Dyshohet se i ndihmoi babait të arratisej, arrestohet djali i 41-vjeçarit që tentoi t’i godas policët me veturë

Insajderi
06 June 2023 - 21:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se i ndihmoi babait të arratisej, arrestohet djali i 41-vjeçarit që tentoi t’i godas policët me veturë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Recidivisti i veprave penale, Burim Agaj në rastin e fundit dyshohet se tentoi t’i godas me veturë zyrtarët policorë që i ishin vënë pas për ta arrestuar.

41-vjeçari ka arritur që sërish të arratiset nga duart e drejtësisë dhe për këtë dyshohet se mori ndihmë nga djali i tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i biri i Agajt është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

19-vjeçari dyshohet se ka ndihmuar babain e tij të arratiset në drejtim të Ferizajt dhe këtë e ka pranuar gjatë intervistimit para hetuesve policorë.

Ky është i dyshuari që tentoi t’i godas me veturë policët që deshën ta ndalin në Gjilan, pati edhe të shtëna

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprës penale”.

Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin, Burgim Agaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark