×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zyrtari i lartë amerikan e shtyn vizitën në Kosovë, shkak situata e tensionuar në veri

    Insajderi
    08 June 2023 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tedd Robinson, ndihmës sekretar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, ka shtyrë vizitën në Kosovë, si shkak i tensioneve në veri.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar ambasada e SHBA-së në Kosovë për Gazetën Insajderi, teksa ka bërë thirrje që të de-përshkallëzohet situata në veri të Kosovës.

    “Për shkak të krizës aktuale në veri të Kosovës, Ndihmës Sekretari Robinson e shtyu udhëtimin e tij në Kosovë. Ne po u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe kthimin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, deklaroi një zëdhënës i ambasadës amerikane për Insajderin.

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, pak para disa ditësh deklaroi se nuk do të ketë takime të zyrtarëve amerikanë me ata të Kosovës, si shkak i situatës së tensionuar në veri.

    “Do të çuditesha nëse në këtë situatë, zyrtarët e Kosovës do të kishin ndonjë vizitë bilaterale të nivelit të lartë me ndonjë zyrtarë amerikanë, apo anasjelltas”, deklaroi ai.

    Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar njëzëri me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pjesë të kërkesave në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin ,e ka pasur de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në veri të vendit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark