Insajderi
Insajderi

Osmani: Lidhja e Prizrenit ka shërbyer si frymëzim i përpjekjes për liri

Insajderi
10 June 2023 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani: Lidhja e Prizrenit ka shërbyer si frymëzim i përpjekjes për liri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë ndikimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në proceset historike.

Në 145-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ajo ka thënë se kjo ngjarje historike ka qenë frymëzim për brezat pasardhës, në përpjekjen e tyre për liri.

“Ka shërbyer si model i përhershëm nga ku janë frymëzuar intelektualë, patriotë, dijetarëh e politikanë ku kanë vijuar projekte të tjera përbashkuese të tipit nacional kulturor si ai i viteve 90 për lirinë e pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka bërë me dije se kjo lidhje kishte shprehur në mënyrë të qartë kërkesat e shqiptarëve.

“Lidhja e Prizrenit ishte thirrje për zgjim e bashkim kombëtar në kohën kur po rrezikohej ekzistenca e këtij kombi të lashtë. Ajo e shprehu qartë qëndrimin e shqiptarëve për shtet të pavarur. Tregoi vetëdije të lartë politike e shtetërore dhe u shndërrua në platformë të fuqishme nacionale”, ka thënë Osmani, raporton KlanKosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark