Insajderi
Insajderi

Vodhën një kuletë me mbi 700 euro në Prishtinë – Policia i kap dy hajnat, ndanë paratë përgjysmë

Insajderi
11 June 2023 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vodhën një kuletë me mbi 700 euro në Prishtinë – Policia i kap dy hajnat, ndanë paratë përgjysmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohen të kenë vjedhur një kuletë me mbi 700 euro të holla në të.

Sipas Sinjalit, hajnat arritën ta vjedhin një kuletë që një grua e kishte harruar te Bulevardi i Dëshmorëve.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se posa gruaja është larguar, të dyshuarit kanë marrë kuletën me mbi 700 euro dhe të gjitha dokumentet e tjera.

Viktima e denoncoi menjëherë vjedhjen, me ç’rast Policia u aktivizua dhe arriti t’i identifikojë dhe arrestojë dy personat e dyshuar.

Pas ndalimit dhe kontrollit policor, te dy të dyshuarit janë gjetur paratë dhe dokumentet personale të viktimës, të cilat i janë kthyer.

Ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion, ku pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tyre të nisin hetimet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark