Insajderi
Insajderi

Hoti: Muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë

Insajderi
18 June 2023 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoti: Muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qe katër muaj, policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Ai tha se vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, por vonesa për katër muaj “tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri”.

Postimi i plotë:

Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë.

Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark