Insajderi
Lajme

Haradinaj takohet me Mcilwham dhe O’Connoll – flasin për zhvillimet në Kosovë

Insajderi
08 April 2016 - 19:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim pune Fiona Mcilwham, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor dhe Ambasadorin Britanik në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Sipas AAK-së, për afro një orë është biseduar hapur për aktualitetin politik dhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.

“Ky takim është në vazhdën e takimeve për zhvillimet në Kosovë dhe për në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Britaninë e Madhe, e cila ka qenë njëra prej mbështetëseve kryesore të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, përfundon komunikata e AAK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark