Kuvendi shpenzoi mbi 1 milion e 600 mijë euro në tre muajt e parë të 2023-ës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi shpenzoi mbi 1 milion e 600 mijë euro në tre muajt e parë të 2023-ës

    Insajderi
    21 June 2023 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 1 milion e 600 mijë euro në tre muajt e parë të vitit 2023. Pjesa dërrmuese e tyre është për paga dhe shtesa për deputetët, administratën dhe stafin mbështetës. Ndërsa, rreth 200 mijë euro janë për mallra dhe shërbime.

    Këto të dhëna u bënë të ditura sot nga zëvendësuesi i Sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi, në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

    Në mbledhjen e sotme, komisioni miratoi edhe raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

    Komisioni po vazhdon mbledhjen, ku pritet të diskutohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e kontributit të punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark