Insajderi
Show

Zbulohet partneri misterioz i ish-banores Behare Maksutaj në BBVK

Insajderi
29 November 2026 - 17:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zbulohet partneri misterioz i ish-banores Behare Maksutaj në BBVK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-Missi Behare Maksutaj, e cila qëndroi për më pak se dy javë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë me një fotografi.

Pas largimit të papritur nga gara më 11 nëntor, Beharja ka qenë në qendër të diskutimeve, veçanërisht për shkak të afrimitetit të saj me Fuegon.

Ajo bëri të ditur se arsyeja e largimit lidhej me gjendjen shëndetësore të vajzës së saj, ndërsa më pas reagoi ndaj aludimeve me një postim në rrjetet sociale: “Ju vazhdoni me lajmet, na po vazhdojmë me jetën”.

Por këtë herë ka surprizuar ndjekësit me një postim që nuk kaloi pa u vënë re.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, ajo shfaqet krah bashkëshortit të saj, të cilin deri më tani e kishte mbajtur larg syrit të publikut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark