
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avduallah Hoti, ka mbajtur një takim me analistin e politikës së jashtme dhe ekspertin me përvojë për Ballkan nga SHBA, Edward P. Joseph.
Hoti ka bërë publike në rrjetin e tij në Facebook vlersimet që ia ka dhënë analistit të njohur në lidhje me zhvillimet aktuale në rajon.
“Në Kosovë nuk ka vend për një Qeveri që sanksionohet nga aleatët euro-atlantik, ngase Kosova ka relacione ekzistenciale me perëndimin, e jo vetëm diplomatike”, ka shkruar Hoti.
Tutje ai ka thënë se Kosova ka zhvilluar dialog gjithmonë në funksion të integrimit euro-atlantik.
“Kosova gjithmonë ka zhvilluar dialog dhe është dakorduar me aleatët për hapat e nevojshëm, gjithmonë në funksion të integrimit euro-atlantik’.
Sipas Hotit Kosova për dallim nga Serbia nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit euro-atlantik.
“Për dallim nga Serbia, Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit euro-atlantik dhe as nuk dëshiron të ndjekë rrugë tjetër”.
Hoti ka thënë se Kosova ka bërë progres në të kaluarën vetëm për shkak se ka bërë politikë të mençur e të koordinuar me aleatët.