Insajderi
Lajme

Nxirret e vdekur një grua nga liqeni akumulues i lumit Ibër në Mitrovicë (PAMJE)

Insajderi
22 June 2023 - 09:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nxirret e vdekur një grua nga liqeni akumulues i lumit Ibër në Mitrovicë (PAMJE)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 56-vjeçare është nxjerr sot pa shenja jete nga zona e liqenit akumulues të lumit Ibër në Mitrovicë

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Insajderin se viktima është nxjerr nga liqeni pa shenja jete.

“Sot rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56-vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion” , ka konfirmuar Zahiti.

Ndërkaq, “Miropol” ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark