Insajderi
Insajderi

Abdixhiku ngushëllon familjen e Shyqri Nimanit: Do të mbetët në historinë e shtetit tonë

Insajderi
23 June 2023 - 18:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku ngushëllon familjen e Shyqri Nimanit: Do të mbetët në historinë e shtetit tonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe u ka shprehur ngushëllime familjes së Shyqri Nimanit.

Kryetari Abdixhiku ka thënë që ndarja nga jeta e Prof. Shyqri Nimanit është humbje e madhe për gjithë popullin shqiptar, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“U shua artisti i madh, mjeshtri që punoi për 16 orë në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, qytetari model e njeriu fisnik e atdhetar, Prof. Shyqri Nimani. Përmes artit të tij ai i ka dhënë një prekje të veçantë e artistike dokumentit historik të Republikës tonë, Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe do të mbetet përherë në historinë e shtetit tonë si gravues në pergamen e këtij dokumenti. Punët e tij janë admiruar për shkëlqimin e tyre estetik dhe përkatësinë kulturore që ato kanë shfaqur.”, tha Abdixhiku.

“Prof. Shyqri Nimani për shumë dekada me radhë ka edukuar e dhënë dije për shumë gjenerata, si themelues i degës së dizajnit grafik në Universitetin e Prishtinës dhe disenjator e krijues i shumë logove që sot e karakterizojnë kryeqytetin tonë Prishtinën dhe Kosovën.”, tha ai.

“Prof. Shyqri Nimani do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një artist i madh dhe pionier i dizajnit në Kosovë. Arti i tij do të jetë i gravuar përjetësisht në histori të Kosovës. Faleminderit profesor!”, u shpreh kreu i LDK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark