Insajderi
Botë

Prigozhin: Asnjë ushtar i Wagnerit nuk do të dorëzohet para Putinit

Insajderi
24 June 2023 - 14:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prigozhin: Asnjë ushtar i Wagnerit nuk do të dorëzohet para Putinit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka akuzuar për tradhti shefin e grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Të gjitha pretendimet për një grusht shteti ushtarak janë absurde, pretendon Prigozhin.

Lideri i Wagnerit thotë se këtë marshim po e bën për drejtësi dhe se nuk e ka ndërmend të ndalet, raporton skynews.

Ai thotë se asnjë ushtar i tij nuk planifikon të dorëzohet pas kërkesës së presidentit rus.

“Rusët nuk duan që vendi i tyre të jetë më i korruptuar, të jetojnë me gënjeshtra dhe burokraci”, thotë Prigozhin.

Ndryshe, Putin ka mbajtur një fjalim gjatë mëngjesit së sotëm dhe ka thënë se rebelimi i armatosur i Wagnerit është thikë pas shpine për popullin rus.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark