![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një person ka vdekur dje në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi është rrokullisur vetura të cilën po e drejtonte.
Policia njofto se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.